Të shtunën duke filluar nga ora 15:00, Kosova do të ndeshet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë i pret transferta kundër Irlandës.
Për këto duele, lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë zhvilluar edhe seancën e radhës stërvitore të martën paradite.
Të lidhura
None found
Stërvitja e dytë radhazi u mbajt në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, sikurse edhe ajo e së hënës në mbrëmje.
Ndryshe nga seanca e parë, kur vetëm 15 futbollistë dolën në fushë dhe të tjerët u lanë në regjenerim për shkak të angazhimeve me klubet, kësaj radhe selektori Franco Foda kishte në dispozicion tërë skuadrën.
Në stërvitjen e së martës mungoi Lumbardh Dellova, ndërsa Betim Fazliji u bashkua me ekipin pasi mungesat për ndeshjet e nëntorit ishin konfirmuar tashmë.
Atmosfera në grup ishte pozitive dhe selektori Foda pati mundësinë të drejtonte një seancë me intensitet të lartë falë disponimit të futbollistëve.







