Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe me personalitete kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe përfaqësues të France Sport Expertise.
Pas takimit, Kurti tha se pjesëmarrësit morën këshilla për hapat që duhen ndërmarrë dhe për veprimet që kanë përparësi.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, ai e cilësoi Francën partnere të rëndësishme në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Kurti e lidhi këtë vlerësim me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime në infrastrukturë gjatë përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, si dhe me Deklaratën e Synimit për krijimin e një komiteti të përbashkët për këto lojëra. Të dyja u nënshkruan në fund të muajit korrik.







