Edon Zhegrova është mes futbollistëve që pritet të largohen nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Sipas mediave italiane, trajneri Luciano Spalletti i ka përcaktuar tashmë lojtarët që do të largohen nga skuadra.
Të lidhura
None found
Spalletti thuhet se nuk është bindur nga sulmuesi i krahut. Deri më tani, ai nuk e ka aktivizuar Zhegrovën si titullar në asnjë ndeshje kampionale.
Trajneri e ka kritikuar vazhdimisht për mungesë qëndrueshmërie dhe përqendrimi në fushë, ndaj nuk llogarit në shërbimet e tij.
Edhe Zhegrova, sipas raportimeve, është i pakënaqur me rolin e rezervistit te Juventusi dhe mund të shqyrtojë mundësitë për t’u larguar në janar.
Në 9 paraqitje në Serie A këtë sezon, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime. Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030.








