Kylian Mbappe u kthye në vendlindje për t’iu bashkuar Kombëtares së Francës në grumbullimin ndërkombëtar. Sulmuesi i Real Madridit u stërvit të hënën me “Gjelat”, mes një atmosfere entuziaste.
Vëmendja u zhvendos te një fëmijë në turmë ndërsa Mbappe po bënte fotografi me një tifoz të vogël. Fëmija thirri disa herë në drejtim të tij: “Ka ardhur diktatori”.
Të lidhura
None found
Mbappe reagoi menjëherë duke buzëqeshur. Ai e mori shakanë me sportivitet dhe qeshi bashkë me të pranishmit, pa treguar pakënaqësi.
Pamjet e episodit u transmetuan nga disa rrjete televizive franceze dhe reagimi i futbollistit u bë viral.
Thirrja e fëmijës solli sërish në vëmendje nofkën “diktatori”, që kohët e fundit i është vënë Mbappes dhe ka shkaktuar tensione diplomatike e mediatike me Kinën. Këtë herë, ajo u përdor në një çast spontan e gazmor.
Ngjarja tregoi atmosferën e çlirët në kampin francez, ku skuadra po përgatitet për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s, kundër Italisë dhe Turqisë.






