Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut, shtrenjtohet jetesa

Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit me 0.4% në tetor krahasuar me shtatorin. Në raport me tetorin e vitit të kaluar, rritja arriti në 3.3%.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se, gjatë tetorit, shtrenjtimin më të madh e patën pijet alkoolike dhe duhani, me 2.5%. Çmimet e veshjeve dhe këpucëve, ashtu si shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë, u rritën me 1.2%.

Të lidhura

None found

Edhe ushqimet dhe pijet joalkoolike, që zënë vend në shpenzimet e përditshme të qytetarëve, kushtuan 0.7% më shumë. Megjithatë, çmimet nuk u rritën në çdo kategori gjatë tetorit: disa produkte dhe shërbime u liruan.

Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake shënuan ulje çmimesh prej 1.3%, restorantet dhe shërbimet e akomodimit prej 0.7%, ndërsa transporti prej 0.3%. Pamja ndryshon kur çmimet krahasohen me ato të tetorit të vitit të kaluar, pasi në disa kategori rritja është dukshëm më e lartë.

Në krahasimin vjetor, transporti renditet i pari me një rritje prej 9.5%, çka tregon se shpenzimet në këtë sektor janë dukshëm më të larta se një vit më parë. Pasojnë rekreacioni, sporti dhe kultura me 8.5%, si dhe pijet alkoolike dhe duhani me 7.8%. Në përgjithësi, çmimet me pakicë u rritën me 3.2% në nivel vjetor.

Rritja më e theksuar u regjistrua te derivatet e naftës, kryesisht pas konfliktit SHBA-Iran. Ky shtrenjtim ndikoi edhe në të gjitha industritë e tjera.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahis