Loredana nuk ndal sulmet ndaj Mozzik: S’kam nevojë për një mashkull me para

Loredana dhe Mozzik ditët e fundit po jetonin kohët më të bukura në krahët e njëri-tjetrit duke bërë të gjithë të besojnë se gjërat mes tyre po shkojnë për mekulli.

Por, diçka ka ndodhur dhe të dy ata tashmë nuk po ndiqen më në rrjetet sociale.

Më pas ata kanë nisur të thumbojnë në rrjete sociale duke publikuar në Instastory thënie ngacmuese ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, reperja ka hedhur një tjetër thumb në Instagram, duke treguar se gjithçka që kërkon prej një mashkulli koha dhe vëmendja e tij, asnjëherë gjërat materiale.

“S’kam patur kurrë nevojë për një mashkull me para sepse gjithçka që dua është koha, vëmendja dhe përpjekja.”– shkruhet në postim.


Shtuar 23.08.2021 16:24