11 shoferë u ndaluan brenda 24 orëve, tetë pa patentë dhe tre nën efektin e alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi 11 shoferë në lokacione të ndryshme të vendit. Ata dyshohen për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, të parashikuar nga neni 297-a i Kodit Penal. Tetë prej tyre drejtonin automjete pa e kaluar provimin e vozitjes.

Mes të ndaluarve janë D.S. (22) nga Shkupi, I.L. (47) nga fshati Batincë i Shkupit, D.A. (30) nga fshati Poroj i Tetovës, S.A. (19) nga Gostivari, Xh.R. (31) nga Radovishi, R.E. (21) nga fshati Raklish i Radovishit, A.H. (47) nga Struga dhe A.M. (31) nga fshati Lisiçan i Kërçovës.

Të lidhura

None found

Po ashtu, në Gostivar është zhvilluar bisedë zyrtare, në praninë e prindit, me një 16-vjeçar që drejtonte automjet udhëtarësh pa e fituar të drejtën për të drejtuar.

Tre të tjerë u kapën duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit, pasi ishin përfshirë më herët edhe në aksidente rrugore. Ata janë S.S. (43) nga fshati Biljanoc i Kumanovës, H.J. (39) nga fshati Dramçe i Kërçovës dhe D.C. (31) nga fshati Osiçe i Kriva Pallankës. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik të zbatojnë me kujdes rregullat, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit apo kur u është ndaluar drejtimi i mjetit motorik.