N.N., së cilës ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka folur për herë të parë publikisht për dhunën dhe kërcënimet që ka përjetuar. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Debat Plus”, ajo ka rrëfyer ngjarjen dhe pasojat që la pas kjo vrasje makabre.
Biseda u zhvillua në Gjakovë, në shtëpinë e gruas, e cila tregoi edhe për kërkesat e saj drejtuar institucioneve, duke kërkuar drejtësi.
Të lidhura
None found
Ajo tha se gjatë 20 viteve të martesës ishte përballur vazhdimisht me dhunë. Sipas saj, vjehrri e nxiste djalin e vet, ish-bashkëshortin e saj, që ta dhunonte.
“Edhe vjehrra ishte dhunuar nga burri i saj, pra dhuna ishte në gjithë familjen… Kur vjehrri e shtynte djalin të më rrihte, i thoshte: ‘Rrehe gruan aty ku nuk shihet, jo në fytyrë, por në trup, ku nuk i duken shenjat’”, tregoi ajo.
Ajo shtoi se dhuna ishte e përditshme: “Çdo mbrëmje këtu nuk ndodhte asgjë tjetër veç dhunës; rriheshin fëmijët dhe gratë. Sapo burrat ktheheshin nga puna, vjehrri i nxiste djemtë, duke u thënë se gratë e tyre po bënin zhurmë me fëmijët, dhe t’i rrihnin gratë.”







