Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Manchester Unitedi e mposhti Romën 3:2 në “Old Trafford”, duke e përmbysur rezultatin pasi skuadra italiane kishte shënuar dy herë në pjesën e parë.

Takimi i xhiros së katërt të fazës së ligës në Champions u zhvillua të martën mbrëma, ndërsa fitorja e ekipit anglez u sigurua me tri gola në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Të lidhura

None found

Bruno Fernandes shënoi një gol, kurse dy golat e tjerë të Manchesterit i realizoi Matheus Cunha, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Për Romën shënuan Matias Soule dhe Donyel Malen.

Pas kësaj ndeshjeje, Manchester Unitedi ka 6 pikë, ndërsa Roma mbetet me 4.


Shtuar më 3.11.2026 23:02