Jashari pret gjeneralmajorin Osborn dhe e nderon me Medaljen për shërbim vetëmohues

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, priti sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë gjeneralmajorin Osborn me ceremoni të larta ushtarake. Agjutanti i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, Jashari i dorëzoi gjeneralit Osborn Medaljen për shërbim vetëmohues, si vlerësim për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Të lidhura

None found

Në njoftim theksohet se marrëdhënia mes FSK-së dhe GKA-së është zhvilluar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, duke dëshmuar bashkëpunimin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njoftimi e cilëson partneritetin Kosovë–SHBA të përhershëm.


Shtuar më 3.11.2026 18:15