Trump: Me Netanyahun ramë dakord muaj më parë që ndihma vjetore e SHBA-së për Izraelin të ndërpritet

Ndihma ushtarake që SHBA-ja i jep Izraelit do të ndërpritet pas përfundimit të këtij viti, sipas një marrëveshjeje që presidenti amerikan Donald Trump tha se e kishte arritur muaj më parë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë mbështetje. Ai tha gjithashtu se disa demokratë dhe politikanë të majtë po e përdorin financimin amerikan për Izraelin për të kritikuar republikanët.

Të lidhura

None found

Sipas Trump, marrëveshja me Netanyahun parashikonte t’i jepeshin Izraelit 4 miliardë dollarë në vit, por këto pagesa tani do të ndalen. Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja do ta ndihmojë Izraelin nëse lind nevoja.


Shtuar më 3.11.2026 17:00