Qeveria i dha sot miratimin Propozimit të plotësuar për ribalancimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili parashikon edhe disa zhvendosje të mjeteve buxhetore. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, pasi përfundoi shqyrtimi në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Dokumenti do të rikthehet në Kuvend, ku do të kërkohet miratimi në seancë plenare.
Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e përgjithshme buxhetore me ndryshimet e propozuara parashikohen të arrijnë në 374.2 miliardë denarë, rreth 5.3 miliardë denarë nën projeksionet e mëparshme. Me të njëjtën shumë janë ulur edhe shpenzimet e përgjithshme, të cilat tani planifikohen në 420.5 miliardë denarë. Ndërkohë, deficiti buxhetor ruhet në 46.3 miliardë denarë, ose 3.9% të PBB-së.
Të lidhura
None found
Për rritjen ekonomike, ribalancimi i propozuar i Buxhetit të vitit 2026 parashikon një nivel prej 4.3%.
Ministria sqaron se rishpërndarja e fondeve mes shfrytëzuesve buxhetorë synon të përafrojë realizimin me shumat e planifikuara deri në mbyllje të vitit dhe të mundësojë kryerjen e pagesave me përparësi.
Siç shpjegon MF-ja, përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara për Buxhetin e vitit 2026 synohet përshtatja me rrethanat e reja ekonomike, me ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit, si edhe me ritmin real të realizimit të shpenzimeve.








