Hetime për vdekjen e Jesus de Miguel, portieri i Andorrës mund të përballet me një deri në katër vjet burg

Vdekja e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, pas përplasjes me portierin e Andorrës, Jesus Owono, është vënë nën hetim nga grupi i vrasjeve i Policisë Kombëtare Spanjolle në Santa Cruz de Tenerife. Futbollisti ndërroi jetë të martën.

Gazeta spanjolle Marca raporton se rasti tashmë po trajtohet nga gjyqësori. Për të zbardhur me saktësi episodin që çoi në dërgimin e De Miguel në spital, hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e tij.

Të lidhura

None found

Gjithçka ndodhi në minutën e fundit të takimit të ligës së dytë spanjolle. Teksa tentonte të kapte një top të gjatë, De Miguel u ndal nga ndërhyrja e portierit të Andorrës, Jesus Owono, i cili u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.

Pas përplasjes, sulmuesi pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Nuestra Senora de Candelaria. Ai humbi jetën aty të martën, në orën 8 të mëngjesit, në moshën 30-vjeçare.

Për rastet e vrasjes nga pakujdesia, kur humbja e jetës vjen si pasojë e pakujdesisë së rëndë, Kodi Penal Spanjoll përcakton një dënim që shkon nga një deri në katër vjet burgim.


Shtuar më 3.11.2026 14:32