Vdekja në moshën 30-vjeçare e futbollistit spanjoll Jesus de Miguel Alameda, lojtar i CD Tenerife, ka tronditur botën e futbollit. Mes atyre që kanë shprehur pikëllimin për humbjen e tij është edhe Lionel Messi.
De Miguel u nda nga jeta rreth orës 08:00 të mëngjesit. Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë përballjes me Andorrën.
Të lidhura
None found
Ylli argjentinas ndau në rrjetet sociale një mesazh prekës, përmes të cilit u qëndroi pranë familjarëve dhe miqve të futbollistit, duke u përcjellë ngushëllimet dhe duke u uruar forcë për të përballuar humbjen.
Messi u shpreh se fjalët mungonin përballë kësaj dhimbjeje, u dërgoi ngushëllimet e tij më të sinqerta të gjithë familjes dhe miqve të lojtarit dhe u uroi shumë forcë. Mesazhin e mbylli me urimin që ai të prehej në paqe.
Humbja e futbollistit në një moshë kaq të re ka lënë në pikëllim të thellë komunitetin e futbollit.






