Erjon Vishkullit i shpëtohet syri i majtë pas ndërhyrjes së suksesshme në Romë

Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses operacionin në klinikën “Gemelli” të Romës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Ndërhyrja u krye nga mjeku italian Stanislao Rizzo dhe, sipas ministres, bëri të mundur shpëtimin e syrit të të riut.

Të lidhura

None found

Spahiu shprehu mirënjohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore të mjekut. Ajo njoftoi gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin.

Postimi i plotë:

Sot kemi lajme të mira. Pas miratimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe projektbuxhetit të parë në histori që kalon kufirin e 10 miliardë eurove, më erdhi një lajm i gëzueshëm nga Roma.

Erjon Vishkulli e përfundoi me sukses operacionin në klinikën “Gemelli” të Romës. Ndërhyrja shpëtoi syrin e tij.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, shpreha mirënjohjen e thellë për profesor Stanislao Rizzon, i cili e kreu me sukses ndërhyrjen me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore. Po sot, qeveria miratoi edhe ndihmën financiare për Erjonin.

Përveç njohurive dhe aftësive profesionale, është edhe njerëzillëku dhe bashkimi në shërbim të humanizmit që i bëjnë këto raste kaq të veçanta.

I uroj Erjonit shërim të shpejtë dhe forcë në çdo hap të rrugës së tij. Rezultati i operacionit është lajm i mirë, ndërsa përpjekjet për rikthimin e shikimit do të vazhdojnë me durim dhe besim.

Falënderime të sinqerta për profesor Rizzon për gjithçka që bëri, si dhe përgëzime për familjen dhe miqtë e Erjonit.