Sipas revistës prestigjioze Forbes, Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e sportistëve që kanë përfituar më shumë para gjatë karrierës.
Futbollisti portugez, 41 vjeç, u bë këtë vit sportisti i parë aktiv që kalon dy miliardë dollarë të ardhura të përgjithshme profesionale, një shumë që korrespondon me rreth 1.87 miliardë euro. Parashikohet që fitimet e tij të shtohen deri në përfundim të sezonit.
Të lidhura
None found
Renditja historike e Forbes përfshin gjithashtu emra të njohur të sportit, mes tyre Tiger Woods, Lionel Messi dhe LeBron James.
Llogaritjet marrin parasysh pagat, bonuset, marrëveshjet e sponsorizimit dhe përfitimet e tjera që vijnë nga aktivitetet e biznesit gjatë karrierës profesionale.
Shifrat janë bruto dhe nuk përfshijnë zbritjet për taksat apo komisionet e agjentëve. /Telegrafi/





