Roma triumfon 4-2 ndaj Cagliarit pas një përmbysjeje të madhe

Roma mori një fitore bindëse në shtëpi përballë Cagliarit, në një ndeshje me gjashtë gola. Pasi u gjend në disavantazh, skuadra romake përmbysi rezultatin dhe fitoi 4-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të, kur M’Bala Nzola shënoi nga pika e bardhë. Pesë minuta më pas, Emanuele Lulli barazoi për Romën.

Të lidhura

None found

Në minutën e 21-të, Niccolo Pisilli përmbysi rezultatin me një goditje të lehtë, pas asistimit të Lullit.

Cagliari u rikthye në lojë në minutën e 81-të, kur Daniele Maldini realizoi një gol të bukur dhe vendosi baraspeshën.

Roma reagoi menjëherë në kërkim të fitores. Rodrigo Mora shënoi me kokë në minutën e 85-të dhe riktheu epërsinë e vendasve, ndërsa Donyell Malen vulosi rezultatin dy minuta më vonë, duke shënuar pas topit të kthyer nga goditja e tij e parë.

Pas këtij triumfi, Roma renditet e treta me 21 pikë. Cagliari mbetet në vendin e nëntë me 13 pikë.


Shtuar më 27.10.2026 22:42