Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në Tiranë me vlerë 240 mijë euro.

Reagimi i saj erdhi pas komentit të një ndjekësi në rrjetet sociale, i cili pretendoi se Çaushi kishte blerë shtëpinë pas një viti pune si deputete.

Të lidhura

None found

“Amoj Zeqine, 1+1 bëjnë tre. U bëre servile si Spiro edhe ti, 240 mijë euro shpi me një vit deputete”, shkruante komentuesi.

Çaushi e quajti të pavërtetë shumën e përmendur dhe sqaroi se ka prenotuar një apartament në një pallat në Tiranë, i cili është ende në ndërtim. Sipas saj, pagesën do ta kryejë me kredi dhe këste.

“Po mirë mo, ku e mbështet pretendimin se kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta paraqesësh si të vërtetë?

Kam prenotuar një apartament, si mijëra shqiptarë të tjerë, me kredi dhe këste, në një pallat ku ndërtimi ende nuk ka nisur. Nuk kam blerë një banesë të përfunduar. Nëse ke prova për pretendimet e tua, paraqiti. Në të kundërt, mos shpik shifra e mos i paraqit si fakte në komente pas tastierës”, shkroi Çaushi.


Shtuar më 27.10.2026 22:08