Enver Hoxhaj deklaroi se PDK-ja nuk e ka braktisur Ligjin për Gjykatën Speciale dhe synon të vijojë përpjekjet që ai të mbetet në fuqi.
Duke komentuar kërkesën e partisë për rikthimin e ligjit në Kuvend, deputeti e përshkroi atë si një qëndrim politik, moral dhe negociues në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së që po përballen me gjykimin në Hagë.
Të lidhura
None found
Hoxhaj tha se pret që javën e ardhshme çështja të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion. Sipas tij, kërkesa për tërheqjen e ligjit ishte një veprim i panevojshëm dhe një gabim fatal.
“Ne nuk jemi tërhequr nga ligji dhe as nuk e kemi anuluar. E konsiderojmë atë një qëndrim politik në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë, por edhe një çështje morale. Mbi 20 ditë, shumë qytetarë të Kosovës protestuan për këtë ligj, ndaj mendojmë se edhe moralisht PDK-ja duhet të vazhdojë të luftojë që ai të jetë në fuqi.
Gjithashtu, e shohim si një pozicion negociues. Jam i bindur se javën e ardhshme Ligji për Specialen do të jetë në Komisionin për Legjislacion. Miratimi i tij duhet të bëhet sa më shpejt. Kërkesa jonë për tërheqjen e ligjit ishte gabim fatal, e panevojshme dhe e padomosdoshme”, tha Hoxhaj në T7.




