Portieri i Vllaznisë, Aron Jukaj, vlerësoi ndikimin e trajnerit të ri, Csaba Laszlo, dhe bëri të qartë se shkodranët do të kërkojnë fitoren në ndeshjen kundër Vorës. Në prag të takimit në transfertë, ai foli për atmosferën pozitive në skuadër dhe paralajmëroi se kundërshtarët do të përballen me një sfidë të vështirë.
“Me trajnerin e ri, skuadra ka fituar një frymë pozitive, gjë që po duket edhe në ndeshjet e fundit. Do të shkojmë te Vora për të marrë fitoren dhe jemi të përqendruar plotësisht te kjo sfidë. Ata kanë një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët luajnë pa presion, por besoj se përballë nesh do ta kenë të vështirë”, u shpreh Jukaj.
Të lidhura
None found
Vora do të presë Vllazninë në shtëpi nesër, në orën 13:30. Ndeshja është e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”.





