Lotina publikon foton e parë të Mozzik me të birin, momenti i ëmbël po “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë bërë së fundmi prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Oz.

Mëngjesin e sotëm, Lotina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur.

Të lidhura

None found

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa mban me shumë përkujdesje në krahë vogëlushin. “My forever”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë.

Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor. Ndërkohë, Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.


Shtuar më 27.10.2026 18:14

Tags: ,