Pas ditësh në gjendje kritike në spital, ndërron jetë babai i ish-banorit të “Big Brother VIP

DJ Dagz ka bërë të ditur lajmin e dhimbshëm për vdekjen e të atit. Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 1” kishte treguar se babai i tij po trajtohej në spital, ku mbahej i intubuar dhe po luftonte për jetën.

“U prefsh në paq bab”, shkroi DJ Dagz në një postim.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e familjes bëhet e ditur se ka ndërruar jetë Naim (Limon) Gumnishta, i dashuri baba, bashkëshort dhe vëlla i tyre.

Varrimi do të bëhet nesër, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.


Shtuar më 26.10.2026 22:34