RB Leipzigu ka marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve, falë një goli të bukur të realizuar nga ylli shqiptar Brajan Gruda ndaj PSV-së.
Skuadra gjermane triumfoi me rezultatin 1-0 në një ndeshje të luftuar dhe të ekuilibruar.
Të lidhura
None found
PSV-ja pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, por Ivan Perisic nuk arriti ta shndërronte në gol goditjen e penalltisë.
Vendimtar për Leipzigun ishte Gruda, i cili në minutën e 75-të realizoi një eurogol që përcaktoi fituesin e takimit.
Ekipi holandez mendoi se kishte barazuar me anë të Armando Obispos, i cili shënoi me kokë, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Më pas, PSV-ja krijoi edhe një mundësi të mirë me Mauro Junior, megjithatë nuk arriti ta konkretizonte.
Pas kësaj fitoreje, RB Leipzigu regjistron pikët e para në Ligën e Kampionëve, ndërsa PSV-ja mbetet me një pikë.



