Club Brugge triumfon ndaj Interit, Tresoldi protagonist me tre gola

Club Brugge regjistroi një fitore 3-4 në transfertë përballë Interit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se “Neurazzurët” konsideroheshin favoritë, skuadra belge arriti të largohej me tri pikë nga kjo përballje.

Avantazhin për Brugge e vendosi Nicolo Tresoldi, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 30-të.

Interi reagoi para përfundimit të pjesës së parë, kur Lautaro Martinez shfrytëzoi asistimin e bukur të Dimarcos dhe barazoi rezultatin në minutën e 44-t.

Brugge e rifitoi epërsinë në minutën e 63-të, sërish me Tresoldin, këtë herë pas pasimit të Forbs.

Shtatë minuta më vonë, Tresoldi shënoi edhe golin e tretë personal, duke kompletuar het-trikun dhe duke e bërë mbrëmjen e tij të paharrueshme.

Martinez riktheu shpresat e Interit me golin e dytë të tij në këtë takim, të shënuar në minutën e 81-të.

Megjithatë, Vermant e zgjeroi sërish epërsinë e Brugge në minutën e 87-të, pas asistimit të dytë të Forbs.

Skuadra italiane arriti të shënojë vetëm edhe një herë, me të inkuadruarin Bonny në minutën e 90+3-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-4.

Pas dy xhirove, Brugge numëron tre pikë, ndërsa Interi mbetet pa pikë.


Shtuar më 13.10.2026 23:03