Atletico Madridi mposht bindshëm Manchester Unitedin në shtëpi

Atletico Madridi e nisi me sukses aventurën në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 2-0 përballë Manchester Unitedit.

Skuadra spanjolle kaloi në epërsi që në sekondat e para të takimit. Alex Baena shërbeu për Pablo Barriosin, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Manchester Unitedi kërkoi reagimin dhe iu afrua golit me Bryan Mbuemon, por sulmuesi nuk arriti të konkretizojë dy raste të mira.

Atletico Madridi shënoi edhe një herë me Johnny Cardoson, megjithatë goli u anulua nga VAR-i për shkak të prekjes së topit me dorë.

Pas pushimit, vendasit e morën sërish iniciativën dhe krijuan mundësi përmes Alavarezit dhe Baneas, por asnjëri prej tyre nuk arriti t’i përfundojë aksionet me gol.

Detyra e Unitedit u bë edhe më e vështirë në minutën e 74-t, kur Leny Yoro u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.

Vetëm pesë minuta më pas, Ademola Lookman përfitoi nga pozicionimi i mirë dhe shënoi golin që vulosi fitoren e Atletico Madridit.

Me këtë rezultat, Atletico Madridi regjistron pikët e para në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester Unitedi mbetet me tre pikë.


Shtuar më 13.10.2026 23:03