Napoli ka marrë epërsinë përballë Villarrealit falë golit të yllit nga Kosova, Amir Rrahmani, në minutën e tetë (8’).
I lënë pa mbulim nga mbrojtja spanjolle, qendërmbrojtësi shfrytëzoi pozicionimin e mirë dhe arriti ta mposhtte portierin vendas pas dy përpjekjeve.
Të lidhura
None found
Në tentimin e parë, ai goditi me kokë, por portieri e ndali topin, i cili më pas përfundoi në shtyllë. Rrahmani reagoi ndaj topit të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë, duke korrigjuar gabimin e mëparshëm.
Me këtë realizim, Rrahmani regjistroi golin e tij të parë për Napolin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.





