Rrugëtimi i kombëtares së femrave të Kosovës drejt Botërorit përfundoi pas disfatës 4-0 në transfertën ndaj Austrisë.
Të lidhura
None found
“Dardanet”, të cilat kishin humbur edhe takimin në “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-2, nuk ia dolën ta përmbysnin situatën. Austriaket ishin më të mira në fushë dhe, të mbështetura nga tifozët e tyre, siguruan kalimin në raundin e dytë të play-offit.
Epërsia e Austrisë erdhi që në minutën e 7’, kur Hobinger gjeti rrjetën. Puntigam shënoi në minutën e 65’, duke e çuar avantazhin në dy gola.
Në minutat e fundit, Kircheberger realizoi golin e tretë në 86’, ndërsa Campbell vendosi rezultatin përfundimtar 4-0 me golin e minutës së 89’.
Me këtë eliminim, kombëtarja e femrave të Kosovës mbetet jashtë Botërorit.





