Zlatan Elek në debat në Serbi, mohon postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës

Të premten në mbrëmje, Zlatan Elek, kryetari i Listës Serbe dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, mori pjesë në një debat në Serbi ku u diskutuan premtimet e partive për sektorin e shëndetësisë, në kuadër të zgjedhjeve atje.

Të lidhura

None found

Elek, i cili mohoi se mban postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, foli në emër të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), forcës politike të Aleksandar Vuçiqit.

Njëkohësisht, ai drejton spitalin në Mitrovicë që funksionon nën sistemin serb.

Ndërkaq, në një tubim të SNS-së u shfaq edhe kryeterroristi Milan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Radojçiq u paraqit në tubim i shoqëruar nga truproja për t’i dhënë mbështetje Vuçiqit, i cili synon postin e kryeministrit të Serbisë.


Shtuar më 10.10.2026 21:57