Protesta e 133-të mbyllet me thirrjen “Nesër më shumë”, dorëheqja e Ramës mbetet kërkesë e pandryshueshme

Me slogane si “Nesër më shumë”, ka përfunduar edhe protesta e 133-të e organizuar kundër qeverisë.

Pjesëmarrësit u shprehën të bindur se lëvizja e tyre nuk do të ndalet derisa kryeministri Edi Rama të largohet nga posti.

Të lidhura

None found

Gjatë ecjes, demonstruesit vazhduan me thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.

Në një moment të marshimit, qytetarët u ndalën pranë zonës së njohur si “Blloku i Sigurisë” te rruga Mine Peza, ku kërkuan lirimin e një protestuesi që ishte ndaluar nga policia.

Ndërkohë, për datën 13 tetor është njoftuar një tjetër protestë, këtë herë e organizuar nga studentët, e cila do të mbahet në orën 14:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.


Shtuar më 10.10.2026 21:47