Katie Zacharia, në garë për të pasuar Karoline Leavitt si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Komentatorja konservatore Katie Zacharia është propozuar për postin e sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, bëri të ditur për BBC-në një zyrtar i administratës amerikane.

Të lidhura

None found

Nëse vendos ta pranojë ofertën, Zacharia do të jetë personi i gjashtë që mban postin e zëdhënëses kryesore të presidentit Donald Trump gjatë dy administratave të tij.

Aktualisht, ajo shërben si këshilltare e komunikimit në Trump Media & Technology Group, kompania që administron platformën Truth Social. Në të kaluarën, Zacharia ka punuar për një periudhë të shkurtër si zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Oferta për të marrë këtë detyrë vjen pas largimit të Karoline Leavitt në muajin gusht. Mediat amerikane kanë raportuar se Leavitt është ftuar të bëhet kontribuuese në televizionin Fox News.


Shtuar më 9.10.2026 21:21