Arteta: Humbja në finalen e Champions-it ende më djeg, por mbetet burim motivimi

Mikel Arteta ka zgjatur kontratën me Arsenalin deri në vitin 2030, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm pas shtatë vitesh në drejtimin e “Topçinjve” në Emirates Stadium.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për The Athletic, trajneri spanjoll foli për përvojën e tij në krye të klubit londinez dhe për rrugëtimin e përbashkët gjatë kësaj periudhe.

Arteta u ndal edhe te disfata ndaj Paris Saint-Germainit në finalen e Ligës së Kampionëve, një humbje që, sipas tij, vazhdon ta shoqërojë.

“Ende e ndiej shenjën që la ajo humbje, siç shprehet edhe Arsene. Ai helm vazhdon të qarkullojë në venat e mia”, deklaroi ai.

Sipas trajnerit, kjo ndjesi duhet të mbetet e pranishme, pasi mund të shërbejë si mësim dhe si shtysë për të dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Arteta e përshkroi gjithashtu Arsenalin si një klub me elegancë, karakter, dritë dhe shpirt, elemente që, sipas tij, janë të vështira për t’u përkufizuar me fjalë.

“Ky klub ka një atmosferë të veçantë. Ekziston një energji që të tërheq, të prek në zemër dhe të lë gjurmë”, tha spanjolli.

Ai shtoi se Arsenali ka ende shumë punë për të bërë dhe se gjithçka që është arritur deri tani përfaqëson vetëm fillimin.


Shtuar më 9.10.2026 21:21