Policia ka ndaluar në territorin e Gazi Babës, në Shkup, Gj.P., 32 vjeç, banues në Shkup. Operacioni u krye nga nëpunësit policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë, në kuadër të SPB Shkup, për shkak të dyshimeve se ai ka kryer disa vjedhje të rënda biçikletash.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve, veprat janë realizuar në zonat e komunave Aerodrom, Qendër dhe Kisella Vodë. Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar 12 biçikleta në lokacione të ndryshme, ndërsa disa prej tyre u janë dorëzuar pronarëve.
MPB bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të të gjitha rasteve, NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal përkatës ndaj personit.







