Hamza: Kuvendi përmbushi detyrën me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur përgjegjësinë e tij duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Ai rikujtoi se miratimi i ligjeve është ndër përgjegjësitë kryesore të deputetëve, ndërsa zbatimi i tyre u takon institucioneve dhe mekanizmave përkatës.

“Kuvendi e ka kryer punën e vet. Deputetët e kanë kryer punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore është me aprovu ligje”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, ligjet që miraton Kuvendi vlejnë për të gjithë dhe duhet të respektohen nga të gjithë.

Hamza theksoi gjithashtu se Kuvendi ka kompetenca të gjera kushtetuese, të cilat përfshijnë ndryshimin e Kushtetutës dhe trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

Më herët, ai kishte thënë se miratimi i ligjeve është përgjegjësi e deputetëve dhe se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të realizohen përmes procedurave parlamentare.


Shtuar më 7.10.2026 16:13