Banka Popullore: Integrimi në SEPA u kurseu qytetarëve dhe bizneseve mbi 5 milionë euro

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shënuar një vit nga aktivizimi i anëtarësimit të vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, SEPA, duke e cilësuar këtë hap si pjesë të integrimit evropian të infrastrukturës vendase të pagesave.

Të lidhura

None found

Sipas bankës qendrore, përfitimi kryesor i këtij integrimi lidhet me lehtësimin e transfertave ndërkufitare në euro me 40 shtetet pjesëmarrëse në SEPA. Qytetarët dhe kompanitë mund të kryejnë pagesa më shpejt, më lehtë dhe me kosto dukshëm më të ulët, në kushte të ngjashme me ato që zbatohen në Bashkimin Evropian.

Banka Popullore bën të ditur se kursimet e krijuara nga përdorimi i SEPA-s kanë kaluar 5 milionë euro. Që nga shtatori 2026, përmes këtij sistemi janë realizuar mbi 581 mijë transaksione, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 11 miliardë eurosh.

“Në krahasim me sistemin e bankave korrespondente, tarifat për qytetarët janë ulur deri në gjashtë herë, ndërsa për kompanitë deri në nëntë herë”, deklarojnë nga Banka Popullore. Sipas saj, kursimet pritet të shtohen me zgjerimin e përdorimit të kanalit SEPA, i cili mund të nxisë investime të reja mes kompanive, veçanërisht te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të disponueshme të familjeve.

Brenda më pak se një viti nga anëtarësimi, SEPA është shndërruar në kanalin kryesor për dërgimin dhe pranimin e pagesave ndërkufitare në euro përmes bankave vendase.

“Që nga shtatori 2026, transaksionet e kryera përmes SEPA-s përbënin 69% të numrit të përgjithshëm të pagesave ndërkufitare hyrëse dhe dalëse në euro. Pesha e tyre ishte pothuajse e njëjtë si për pagesat dalëse, me 67%, ashtu edhe për ato hyrëse, me 70%. Kjo tregon se qytetarët dhe bizneset po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë kanal si për transferimin, ashtu edhe për marrjen e parave nga jashtë”, thonë nga Banka Popullore.

Rëndësia e sistemit konfirmohet edhe nga shumat e përpunuara. Mbi gjysma e vlerës së pagesave ndërkufitare hyrëse në euro dhe më shumë se 70% e vlerës së pagesave dalëse realizohen tashmë përmes SEPA-s, shtojnë përfaqësuesit e bankës qendrore.


Shtuar më 7.10.2026 11:01

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet