Një gjeneratë e re e kamionçinës Mazda BT-50 është duke u zhvilluar dhe pritet të prezantohet rreth vitit 2028.
Të lidhura
None found
Modeli aktual, i lançuar në vitin 2020 dhe i rifreskuar në fund të vitit 2024, përdor platformën e Isuzu D-Max.
Vinesh Bhindi, drejtor i Mazda Australia, ka bërë të ditur se puna për pasardhësin ka nisur, ndonëse nuk ka dhënë informacion mbi specifikat teknike të automjetit.
Për zhvillimin e kamionçinës së ardhshme, Mazda ka gjasa të mbështetet përsëri te një partner, pasi nuk disponon kapacitetet e nevojshme për të krijuar e vetme një platformë të tillë.
Ndër skenarët e mundshëm është vijimi i bashkëpunimit me Isuzu, ndërsa një tjetër mundësi lidhet me zgjerimin e partneritetit me prodhuesin kinez Changan.
Bashkëpunimi me Changan mund t’i hapë rrugë edhe përdorimit të një sistemi të elektrifikuar në BT-50-in e ardhshëm, duke e pozicionuar atë më konkurrueshëm përballë Toyota Hilux dhe Ford Ranger. /Telegrafi/
