Angellovski: Deri më 15 shtator u kryen 873 kontrolle, 30 masa dhe 17 urdhërpagesa ndaj blerësve bujqësorë

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi ka zhvilluar 873 inspektime të jashtëzakonshme ndaj personave juridikë të regjistruar si blerës të produkteve bujqësore, nga fillimi i vitit deri më 15 shtator. Pas konstatimit të shkeljeve, janë marrë 30 masa inspektimi dhe janë lëshuar 17 urdhërpagesa, bëri të ditur drejtori i institucionit, Ivica Angellovski.

Të lidhura

None found

Gjatë një konference të përbashkët për media me Ministrin e Bujqësisë, Borce Serafimovski, Angellovski sqaroi se kontrollet janë realizuar në bazë të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe në përputhje me planet mujore dhe urdhëresat e punës së Inspektoratit.

“Gjatë vitit 2026, inspektorët shtetërorë për bujqësi kanë shqiptuar gjithsej 30 masa inspektimi për parregullsitë e konstatuara. Vendimet kanë përfshirë ndalime, paralajmërime, urdhra dhe detyrime. Gjithashtu, për shkeljet e evidentuara gjatë blerjes, janë lëshuar 17 urdhërpagesa, prej të cilave tre janë shlyer. Për pjesën e mbetur, që nuk janë paguar, po zhvillohen procedura kundërvajtëse pranë Komisionit të Kundërvajtjeve në Ministri”, deklaroi Angellovski.

Sipas tij, shkeljet që përsëriten më shpesh kanë të bëjnë me blerjen e produkteve pa kontrata me prodhuesit, mospagimin e detyrimeve për mallrat e blera, tejkalimin ose mosrespektimin e afateve të pagesës, mosvendosjen e listave me çmimet e blerjes, përdorimin e pajisjeve matëse të paverifikuara dhe blerjen pa regjistrim në Regjistrin e Blerësve.

Angellovski shtoi se Inspektorati angazhohet edhe në proceset që lidhen me eksportin e produkteve bujqësore, përmes verifikimit dhe lëshimit të certifikatave fitosanitare./Telegrafi/


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izle