Barcelona kundërshton raportimet: UEFA nuk ka hapur procedurë të re ndaj klubit

Barcelona ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara nga disa media në Spanjë, duke mohuar se UEFA ka nisur një procedurë kundër klubit katalunas.

Të lidhura

None found

Çështja lidhet me të ashtuquajturin “rasti Negreiro”, për të cilin UEFA nisi një hetim pasi Real Madrid dorëzoi dokumentacion të gjerë. Në këto materiale pretendohet se Barcelona, gjatë periudhës 2001-2018, i kishte bërë pagesa të konsiderueshme Jose Maria Enriquez Negreiro, ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Sipas dokumenteve, pagesat e kryera nga Barcelona kapnin një shumë totale prej më shumë se tetë milionë eurosh. Klubi i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, ndërsa tani ka kundërshtuar edhe lajmet se UEFA ka nisur një hetim të ri.

“UEFA nuk ka hapur asnjë procedurë kundër Barcelonës. Procesi filloi tre vjet më parë, kur u emëruan dy hetues, të cilët që prej atëherë kanë ndërmarrë veprimet që i kanë parë të arsyeshme. Kjo procedurë nuk është rihapur, pasi ajo nuk është mbyllur asnjëherë. Barcelona ka bashkëpunuar gjithmonë me kërkesat e hetuesve”, thuhet në deklaratën e klubit.

Barcelona shtoi se bëhet fjalë për një proces hetimor që është ende në zhvillim dhe se UEFA nuk ka bërë ndonjë njoftim për fillimin, rifillimin apo aktivizimin e një procedure tjetër.

“U takon hetuesve të përcaktojnë hapat që do të ndërmerren në përgjigje të dokumenteve të paraqitura, nëse ka të tilla. Deri në këtë moment, Barcelona nuk ka marrë asnjë kërkesë apo njoftim për ndonjë veprim”, vijon reagimi i klubit katalunas.

Nga viti 2001 deri në vitin 2018, periudhë që përfshihet në këtë çështje, Barcelona fitoi nëntë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.


Shtuar më 2.10.2026 12:27

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadrdibet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet