Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takimin e parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku tha se e falënderoi Trumpin për rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes brenda NATO-s, aleancë në të cilën synon të anëtarësohet edhe Kosova.
Të lidhura
None found
Takimi u mbajt gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pata nderin të takohem për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkroi Kurti.
Ai theksoi se gjatë bisedës e falënderoi presidentin amerikan për shtimin e investimeve në mbrojtje në NATO, ku sipas tij duhet të jetë pjesë edhe Kosova.
Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar këto të fundit aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special të Republikës së Kosovës.
