Ronaldo dhe Jorge Jesus sqarojnë keqkuptimin pas ndeshjes me Norvegjinë

Situata e krijuar brenda Kombëtares së Portugalisë pas ndeshjes kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve është sqaruar, pasi Cristiano Ronaldo dhe trajneri Jorge Jesus kanë diskutuar mes tyre.

Të lidhura

None found

Raportimet e mëparshme thoshin se sulmuesi 41-vjeçar ishte i pakënaqur që nuk u aktivizua në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë, ndonëse më herët i ishte premtuar se do të luante.

Pas përfundimit të takimit, kapiteni portugez u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes, pa përshëndetur tifozët. Gjithashtu, ai mungoi në stërvitjen e skuadrës një ditë më vonë.

Për të kuptuar situatën, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, udhëtoi urgjentisht drejt Kopenhagës, ku Portugalia do të përballet me Danimarkën më 1 tetor. Atje ai planifikonte të takohej me Ronaldon dhe Jorge Jesus.

Megjithatë, sipas raportimeve të A Bola dhe RTP, të martën Ronaldo dhe trajneri biseduan për çështjen dhe i dhanë fund keqkuptimit.

Ndërkohë, Sabado, duke iu referuar gazetës Record, shkruan se ndërhyrja e Proençës nuk ishte e nevojshme, pasi dyshja kishte arritur ta zgjidhte vetë situatën.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş