Këtë të martë, Top Channel solli për herë të parë emisionin “Tech Talk”, një program kushtuar teknologjisë, i drejtuar nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala.
E ftuara e puntatës së parë ishte moderatorja e “Për’puthen” dhe ish-finalistja e BBVA 3, Heidi Baci. Ajo foli për rrugëtimin e saj personal dhe profesional, duke treguar se si nga pasioni për farmaceutikën përfundoi në një karrierë televizive, fama e së cilës i erdhi papritur.
Të lidhura
None found
Baci tregoi se kishte zgjedhur të ndiqte fushën e mjekësisë, veçanërisht farmaceutikën, por planet e saj ndryshuan pas pandemisë globale të COVID-19 në vitin 2021.
“Unë kisha qejf të bëja farmaceutikën, por jeta më çoi në rrugëtime të tjera, ndodhi ai problemi global i COVID-it, fiks pasi unë përfundova trevjeçarin e parë, kështu që nuk përfundova dot specializimin që doja të bëja për farmaceutikën, por mund të bëhesh biologe, studion kiminë, analiza, kam mësuar të hap edhe të mbyll leprovetën me një dorë, për shembull, ishte një pjesë testi. Ishte problematika globale e COVID-it, unë prandaj vendosa mos ta vazhdoja më, se në Itali do vazhdoja të bëja teste në një moment të vështirë për shtetin, njerëzit për COVID, nuk futeshin në asnjë vend pa bërë teste”, u shpreh ajo.
Gjatë bisedës, moderatorja ndau edhe mendimet e saj për raportin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke theksuar se mbështetja e tyre ka pasur një rol të rëndësishëm në formimin e karrierës së saj.
“Janë shumë të dhënë pas meje. Është një raport që sapo e mensoj këtë gjënë që ndoshta një farë presioni që mund të kem ndjerë, e vërteta është që nuk e di ku do isha pa ata. Ata kanë qenë forca ime më e madhe dhe unë e shijoj shumë këtë raportin tonë. E kam vënë veten në kushte që flitet për mua, ndaj nuk e kam problem edhe nëse kritikohem, po ta vësh në peshore dashuria e audiencës time do fitojë gjithmonë, ndaj nuk e kam problem edhe kritikën sepse ata më ndërtuan një karrierë praktikisht”, përfundoi Heidi Baci.
