Fitorja 3-1 ndaj Kosovës në Vjenë e ka pozicionuar Austrinë si pretendente kryesore për triumfin në Ligën B dhe ngjitjen në Ligën A.
Paraqitja e austriakëve ishte dominuese, pasi ata e kishin studiuar në detaje kundërshtarin dhe arritën ta mposhtnin bindshëm.
Të lidhura
None found
Sipas përditësimit të fundit të publikuar nga “Football Meets Data”, Austria ka 71.7 për qind mundësi për t’u promovuar në Ligën A, si dhe për të siguruar një vend në play-offin për Evropianin 2028.
Kosova ndërkohë vazhdon garën me Irlandën për vendin e dytë. Përfaqësuesja kosovare vlerësohet me 39.7 për qind gjasa për ta përfunduar grupin si nënkampione, ndërsa Irlanda ka 35.2 për qind.
Këto parashikime mund të pësojnë ndryshime të mëdha pas ndeshjeve të xhiros së tretë. Kosova do të luajë si mysafire ndaj Izraelit, kurse Austria do të përballet me Irlandën në Dublin.
Ndeshja Izrael-Kosovë do të zhvillohet në terren neutral, në Hungari, konkretisht në Debrecen./Telegrafi/
