Fjalimi në OKB, Rama nuk përmend Kosovën dhe UÇK-në

Në Prishtinë pritej që kryeministri shqiptar Edi Rama të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Përpara fjalimit, mediat kryesore kosovare ngritën pyetjen nëse kjo çështje do të përfshihej në fjalën e Ramës. Klan Kosova publikoi titullin: “Rama mban sot fjalim në AP të OKB-së: A do të flasë për UÇK-në?”.

Të lidhura

None found

Edhe Telegrafi raportonte se me interes pritej nëse kryeministri do t’u referohej liderëve të UÇK-së gjatë fjalës së tij.

Megjithatë, në fjalimin 22-minutësh të mbajtur para OKB-së nuk u përmendën as “Kosova”, as “UÇK” dhe as “Gjykata Speciale”. Rama e përqendroi vëmendjen kryesisht te Inteligjenca Artificiale dhe më pas te “Revolucioni i Flamingove”.

Mungesa e çdo reference për Kosovën dhe ish-krerët e UÇK-së solli reagime të menjëhershme në mediat e Prishtinës.

Koha.net e pasqyroi këtë me titullin: “Kosova pa zë në OKB, Rama flet për inteligjencën artificiale”. Sipas shkrimit, Kosova nuk u përmend as edhe një herë në fjalën e kryeministrit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten.

Media raportoi se për rreth 20 minuta Rama foli për inteligjencën artificiale dhe rreziqet që lidhen me të, ndërsa bëri thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një “AI sovrane dhe demokratike”.

Kosovapress e titulloi raportimin e saj: “Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së”. Në artikull thuhet se fjala e Ramës u fokusua te inteligjenca artificiale dhe te “ministrja Diella”, pa përmendur dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Të njëjtit fakt i kushtoi vëmendje edhe Bota Sot, e cila theksoi se Rama nuk foli në OKB për dënimin e drejtuesve të UÇK-së. Sipas kësaj medie, edhe pse më herët ai e kishte cilësuar dënimin si “marre”, në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme ai zgjodhi të fliste për inteligjencën artificiale dhe “ministren Diella”.

Në një aktivitet të mëparshëm, Rama kishte akuzuar Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara se e kishin tradhtuar Hashim Thaçin. Sipas këtij qëndrimi, në fund ishte vetë Rama ai që e la pa përmendur “komandantin” në një prej sallave më të rëndësishme të botës.


Shtuar më 25.09.2026 21:52

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet