Britania e tronditur nga vdekja e 12-vjeçares në Dorset: dyshohet se po përjetonte bullizëm

Britania është përfshirë nga trishtimi pas vdekjes së 12-vjeçares Angel Carranza, e cila u gjet pa shenja jete më 17 mars, në dhomën e saj të gjumit në banesën e familjes në Poole, Dorset.

Të lidhura

None found

Familjarët e kujtojnë Angelin si një “nxënëse model”, ndërsa gjatë hetimit u ngritën dyshime se ajo po haste vështirësi në përshtatjen me shkollën e re. Miqtë u thanë autoriteteve se vajza kishte probleme për t’u integruar shoqërisht dhe njëra prej tyre deklaroi se Angel ishte ngacmuar nga një grup vajzash.

Pak kohë para se të vdiste, 12-vjeçarja i kishte thënë një shoqeje se “do të preferonte të ishte në ferr sesa në shkollë”.

Gjatë dëshmisë së tij në hetimin e zhvilluar nga mjeku ligjor në Bournemouth, babai i saj, Eliud Matidi, tha se Angel ishte larguar gradualisht nga familja dhe rrethi shoqëror. Ai tregoi se ajo po kalonte gjithnjë e më shumë kohë në telefon, duke ndjekur video në YouTube dhe duke luajtur Minecraft.

Babai rrëfeu se mëngjesin e 17 marsit ishte përpjekur tri herë ta zgjonte për të shkuar në shkollë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Trupi i vajzës u zbulua rreth orës 07:30. Nga verifikimi i telefonit rezultoi se Angel kishte komunikuar përmes Snapchat deri afërsisht në orën 05:00 të së njëjtës ditë.

Megjithatë, ekzaminimi i telefonit dhe tabletit të saj nuk nxori prova për bullizëm kibernetik apo për kërkime që lidhen me vetëvrasjen. Sipas të dhënave të hetimit, ajo nuk kishte lënë shënim dhe nuk u kishte shprehur miqve ndonjë synim të tillë.

Eliud Matidi tha se kalimi nga shkolla fillore në Akademinë Cornerstone në Hamworthy kishte qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për vajzën.

“Ishte një shkollë shumë më e madhe dhe ajo ngurronte shumë të shkonte. Ajo humbiste shumë orë mësimi dhe performanca e saj akademike u ndikua”, deklaroi ai. Megjithatë, babai shtoi se kishte menduar se situata po përmirësohej, pasi frekuentimi i Angelit ishte rritur dhe ajo kishte krijuar një rreth të ri miqsh.

Ai e përshkroi vajzën si “dritën” e familjes dhe kujtoi se në shkollën fillore ajo ishte një nxënëse shembullore, e sjellshme dhe pa probleme disiplinore.

Mjeku ligjor i Dorsetit, Brendan Allen, përcaktoi se 12-vjeçarja kishte vdekur si pasojë e varjes, por nënvizoi se “qëllimi i saj nuk u shpjegua nga provat e paraqitura”.


Shtuar më 25.09.2026 10:15

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş