Trump dhe Xi me ceremoni madhështore, por pa zgjidhje për mosmarrëveshjet kryesore

Presidenti kinez Xi Jinping u prit në Shtetet e Bashkuara me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket shtetëror. Gjatë takimit, Donald Trump foli për raportin personal me homologun e tij kinez, duke deklaruar se mes tyre është krijuar “një miqësi vërtet e shkëlqyer”.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e shkurtër për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Xi u përqendrua te bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar. “Ne duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet. Kina mbetet e hapur për kompanitë amerikane që duan të investojnë dhe të angazhohen në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, shpresoj që kompanitë kineze të trajtohen në mënyrë të drejtë në Shtetet e Bashkuara,” tha presidenti kinez gjatë vizitës së tij në SHBA.

Një tjetër temë e diskutuar ishte inteligjenca artificiale. Xi paralajmëroi se zhvillimi i saj duhet të kontrollohet dhe të përdoret në dobi të njerëzimit. Trumpi, nga ana tjetër, vlerësoi potencialin e kësaj teknologjie, duke e përshkruar “superinteligjencën” si një mundësi që mund të ndihmojë në forcimin e paqes dhe prosperitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme.

Megjithatë, takimi prodhoi pak rezultate konkrete. Palët ranë dakord të zgjasin me dy muaj atë që mund të cilësohet si një lloj “armëpushimi” në përplasjet tregtare dhe për tarifat doganore. Po ashtu, u angazhuan që deri më 10 janar të pezullojnë tarifat e larta ndëshkuese dhe kufizimet e eksportit.

Për çështjet më të ndjeshme, nuk u njoftuan përparime të prekshme. Kjo përfshin inteligjencën artificiale, statusin e Tajvanit, ndikimin e Kinës në Iran dhe mbështetjen e Pekinit për Rusinë në luftën në Ukrainë. Përplasjet mes SHBA-së dhe Kinës vazhdojnë të shtrihen në shumë fusha, përfshirë tregtinë, çipat, inteligjencën artificiale, Tajvanin, Iranin dhe luftën në Ukrainë, pa zgjidhje të qarta deri tani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se edhe ruajtja e kanaleve të komunikimit me Kinën ka rëndësi, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rivalin kryesor strategjik të SHBA-së. “Kjo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, me një ushtri mjaft të fuqishme, e cila po kalon ndoshta procesin më të shpejtë të armatosjes në histori,” u shpreh Rubio.

Mënyra se si Trumpi organizoi pritjen për Xi Jinpingun shkaktoi kritika në SHBA. Senatori demokrat Chris van Hollen e akuzoi presidentin se bie vazhdimisht pre e një vetëmashtrimi dhe se përpiqet t’u bëjë lajka udhëheqësve autoritarë, si Putini dhe Xi, me besimin se kjo do ta ndihmojë të arrijë objektivat e tij. “Kjo është krejtësisht e gabuar. Trump mund ta konsiderojë veten negociatorin më të mirë në botë. Por fakti është se këta udhëheqës të huaj po i hedhin hi syve Shteteve të Bashkuara dhe po përfitojnë prej tyre,” tha ai.

Kritikat nuk erdhën vetëm nga demokratët. Edhe republikanë pranë Trumpit shprehën rezerva për ceremonitë e kushtueshme dhe madhështore në nder të liderit kinez. “Nuk do t’i kisha këshilluar presidentit një pritje kaq pompoze për Xi Jinpingun”, deklaroi senatori republikan Roger Wicker.

/DW


Shtuar më 25.09.2026 09:58

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel