Përvjetori i tretë i sulmit në Banjskë, Shqipëria kërkon llogaridhënie të plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar që sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, të hetohet deri në fund dhe të ketë përgjegjësi të plotë.

Të lidhura

None found

Në një reagim të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ministria thekson se, edhe pas tri vjetësh nga ngjarja, kërkesa për drejtësi vijon të mbetet e pandryshuar.

Sipas deklaratës, personat që kanë marrë pjesë në planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e këtij akti të dhunshëm duhet të dalin para organeve të drejtësisë dhe të gjitha rrethanat që lidhen me të duhet të zbardhen në mënyrë të plotë.

Ministria e Jashtme shqiptare vlerëson se ngjarja e Banjskës nuk përbënte një sulm vetëm ndaj forcave policore të Kosovës, por edhe ndaj sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve për ndërtimin e stabilitetit dhe normalizimit afatgjatë në rajon.

Tolerimi i veprimeve të tilla pa pasoja do t’u dërgonte një mesazh të gabuar atyre që synojnë të cenojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit, thuhet më tej në reagim.

Ministria nënvizon se pa llogaridhënie nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet të qëndrueshëm apo normalizim dhe pajtim të mirëfilltë.

Në fund të reagimit theksohet se drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë asnjëherë pengesë për dialogun, por përkundrazi, ajo përbën një nga themelet thelbësore mbi të cilat duhet të mbështeten dialogu i besueshëm, besimi i ndërsjellë dhe pajtimi afatgjatë.


Shtuar 24.09.2026 18:33

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegel