Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, u takua me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Nagavci bëri të ditur në Facebook se biseda u përqendrua te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Hungarisë dhe mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin bilateral.
Të lidhura
None found
Ajo vlerësoi mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe bashkëpunimin në arsim e mundësitë që të rinjtë kosovarë të studiojnë në Hungari.
Gjatë takimit u trajtuan edhe perspektiva evropiane e Kosovës, rëndësia e përparimit të proceseve integruese dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Nagavci theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me Hungarinë, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta. Ajo e falënderoi ambasadorin Dux për vizitën dhe bisedën konstruktive.







