Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet ka miratuar me votim unanim ndryshimet në koeficientët e pagave për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Këto ndryshime janë duke u përpunuar si pasojë e një vendimi të mëparshëm të së njëjtës gjykatë.
Të lidhura
None found
Me vendimin e ri, koeficienti për Kryetarin e Gjykatës u rrit nga 2.81 në 3.08, ndërsa për gjyqtarët koeficienti kaloi nga 2.60 në 2.85.
Koeficientët e rinj do të nisin të aplikohen me pagën e muajit tetor të vitit 2026, njofton Telegrafi.
