Nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror/ Prapaskenat e kthimit të ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni nga Azerbajxhani në Shqipëri! SPAK i zbuloi komunikimet me Ergys Agasin që ishte në arrati

Detaje të tjera mësohen në lidhje me Vlora Hysenin, e cila u shkarkua një ditë më parë nga posti i kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pasi është vënë nën hetim me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të nxjerrjes së sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Ndaj saj, GJKKO, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.

Të lidhura

None found

Vlora Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit një ditë më parë, në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por krejt papritur ajo u shfaq në Kosovë.

Pak orë përpara se Presidenti Bajram Begaj ,të dekretonte shkarkimin e saj nga detyra e kryetares së SHISH, Hyseni u paraqit në Policinë e Kosovës.

Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare. Ish drejtuesja e SHISH, u shoqërua për në ambientet e Policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit “Air Albania”.

Sipas SPAK, Vlora Hyseni, është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni.

Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj dhe ish zv drejtoreshën Hava Delibashi ka manipuluar tenderat e institucionit.

Në kuadër të të njëjtin aksion, SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçin, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

 


Shtuar 23.09.2026 12:46

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet