Klodian Duro vijon të jetë një nga figurat më të komentuara në opinionin sportiv, veçanërisht pas deklaratave të tij për të ardhmen në pankinë. Disa muaj pasi bëri të ditur publikisht se dëshironte të merrte drejtimin e Shqipërisë, përpara zgjedhjes së federatës për Rolando Maran, ish-futbollisti i Kombëtares ka folur për një tjetër objektiv të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.
Të lidhura
None found
Bëhet fjalë për Vllazninë, skuadër që po kalon një periudhë të vështirë në javët e fundit të kampionatit. E ardhmja e Edi Martinit në drejtimin e ekipit shkodran mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtar. Pas ndeshjes së Kupës Miqësia, Duro deklaroi se drejtimi i Vllaznisë është një ëndërr që e ka ruajtur prej kohësh në zemër dhe që shpreson ta realizojë.
“Jo më kot e thashë që ruan një vend të veçantë në zemrën time dhe do të ishte një tjetër ëndërr e imja për ta realizuar. Jo më kot ashtu siç e kam realizuar si futbollist këtu në Shkodër, titullin kampion. Ndoshta koiçidon me atë titull të fundit që kemi fituar, por pse jo do të jetë një nga ëndrrat e mia për ta rikthyer Vllazninë edhe si trajner tek titulli kampion”, është shprehur Duro.
