ATK fuqizon strukturat e saj me 39 inspektorë dhe mbledhës të rinj të borxheve

Tridhjetë e nëntë punonjës të rinj nisën sot punën në Administratën Tatimore të Kosovës. Në përbërje të këtij grupi janë 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Të lidhura

None found

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, u ka uruar të punësuarve të rinj sukses në përgjegjësitë e tyre, duke vlerësuar rezultatet e arritura gjatë procesit të përzgjedhjes. Sipas tij, mbi 2,000 kandidatë konkurruan për këto vende pune, ndërsa të përzgjedhurit do të duhet të dëshmojnë profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit.

Në njoftimin e ATK-së bëhet e ditur se rekrutimi u zhvillua përmes një procedure publike dhe konkurruese. Në fazat e vlerësimit morën pjesë 1,887 kandidatë, ndërsa vendimi për përzgjedhjen u mor nga një komision i jashtëm, duke u mbështetur në meritë, profesionalizëm, transparencë dhe objektivitet.

Punësimi i stafit të ri synon të zgjerojë kapacitetet e ATK-së në fushën e inspektimit tatimor dhe të mbledhjes së borxheve, me qëllim administrimin më efikas të detyrimeve tatimore dhe ofrimin e një shërbimi më profesional për tatimpaguesit.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet